Kerry paralajmëron Rusinë: S’ka marrëveshje pa arritur ndihmat në Alepo NULL NULL 16.09.2016 22:51 16.09.2016 22:51 Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka porositi homologun e tij rus, Sergei Lavrov, se Uashingtoni nuk do të nisë fushatë të përbashkët të sulmeve kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, derisa të mos arrijnë ndihmat për banorët e rrethuar. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha se Kerry ka biseduar me Lavrovin përmes telefonit dhe ka thënë se SHBA pret që Moska të ushtrojë ndikimin e saj mbi presidentin sirian, Bashar al-Assad, “për të lejuar kamionët e OKB-së me ndihma humanitare që të arrijnë në Alepo dhe zona të tjera ku ka nevojë”. Departamenti i Shtetit tha se vonesat e ndihmave janë “përsëritur” dhe janë “të papranueshme”. Një armëpushim në Siri ka hyrë në fuqi më 12 shtator dhe është duke u respektuar në masë të madhe. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, mbi 400,000 veta kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në vitin 2011. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam 6 minuta më parë