Kerry: Marrëveshja e Iranit duhet të sjellë fqinjësi të mirë NULL NULL 03.08.2015 19:00 03.08.2015 19:00 United States Syria Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry po qëndron në vizitë në Doha të Katarit, ku po takohet me homologët e tij të Këshillit për Bashkëpunimit të Gjirit. Kerry dje ka qëndruar në Egjipt, duke filluar kështu turneun e tij në Lindje të Mesme, me qëllim që të risgurojë aleatët e SHBA-së, se marrëveshja bërthamroe e Iranit, do të sjellë më shumë siguri në rajon. Por ministri i Jashtëm i Katarit, Khalid al-Attiyah teksa ka mirëpritur sekretarin Kerry në Doham tha se marrëveshja bërthamore e Iranit duhet të sjellë “fiqnjësi të mirë” e jo ndërhyrje në çështjet e brendshme të shteteve tjera. Ai tha se Këshilli për Bashkëpunim dëshiron që të shpëtoj rajonin “nga çdo rrezik apo kërcënim që mund të vijë nga armët bërthamore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.