Kërpudhat ndihmojnë në tejkalimin e depresionit NULL NULL 16.10.2017 16:35 16.10.2017 16:35 Përbërësi aktiv në kërpudhat magjike, psilocybin, mund të ketë një efekt në tru që u ndihmon pacientëve të kapërcejnë depresionin, tregojnë shkencëtarët. Shumë nga pjesëmarrësit e studimit vullnetarisht përshkruan një ndjenjë rifreskimi të trurit të tyre pas vetëm dy përvojave me psilocybin, transmeton Klan Kosova. Subjekti psikoaktiv përkohësisht shpërbën ‘rrjetin e modalitetit të parazgjedhur’ i cili është një grup shumë i lidhur i rajoneve të trurit që janë veçanërisht aktivë gjatë introspekti dhe kur jemi nën stres. Pas përvojave të psilocybin, studiuesit në Imperial College London zbuluan se këto zona të trurit u riintegruan, u bënë më të qëndrueshme dhe se shumica e pjesëmarrësve ndienin menjëherë lehtësim të vazhdueshëmm nga depresioni i tyre, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day