Kërkoi heqjen e arrestit shtëpiak, seanca ndaj Saimir Tahirit më 28 maj NULL NULL 23.05.2018 11:14 23.05.2018 11:14 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda do të vendosë më 28 maj masën e sigurisë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, i akuzuar si i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Kujtojmë që Tahiri ka kërkuar përmes avokatit të tij heqjen e masës “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”. Avokatët e Tahirit kanë bërë ankesën në Gjykatën e Apelit e cila ka vendosur datën 28 maj për ta shqyrtuar çështjen, shkruan gazeta Shekulli. Organi i akuzës kërkoi për ish-ministrin masën e sigurisë personale “arrest me burg”, por kërkesa nuk u pranua nga gjykata, që vendosi të japë një masë më të zbutur. Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij në Tiranë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 19 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 29 minuta më parë