16:57, 6 Dhjetor 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se Stacioni i Autobusëve të Prishtinës është nën administrim nga aksionarë të rinj te cilat kërkuan nga kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksën që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele, 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

“Presim që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetaret”, thuhet më tej në postimin e Ahmetit.

Gjithashtu ai tha se javëve në vijim bordi do të merret edhe me adresimin e shumë ankesave për parregullsi në administrimin e Stacionit të Autobusëve, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i tij: