Kërkesa për kofshë pule theu rekordin në Twitter NULL NULL 09.05.2017 17:34 09.05.2017 17:34 Një postim nga një adoleshent në Twitter përmes së cilit ka kërkuar nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë në SHBA “Wendy”, që t’i ofrojnë rezerva të kofshëve të pulës për një vit, është shndërruar në postimin më të komentuar ndonjëherë. Kërkesa e Carter Wilkerson theu rekordin e postimit të Ellen DeGeneres, kur ai arriti 3,490,249 retweet ditën e martë. Nga “Wendy” kanë deklaruar që nuk prisnin që ky postim të bënte kaq bujë të madhe, ndërsa kjo kompani ka dhuruar 100,000 dollarë për bamirësi në emër të tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.