Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërcënohet gjyqtari Lutfi Shala, reagon KGJK-ja

NULL NULL
04.09.2015 14:23

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes një kumtese për media ka reaguar lidhur me kërcënimin që i është bërë të mërkurën, nga ana e një qytetari, gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë- Dega në Malishevë, Lutfi Shala.

Bëhet e ditur se ky i fundit të mërkurën rreth orës 9:00, duke dalë nga  objekti i gjykatës, është kanosur nga shtetasi A.T. nga Banja e Malishevës.

Sipas KGJK-së, rasti është paraqitur në stacionin e policisë në Malishevë, dhe i dyshuari me vendim të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ky këshill konsideron  se rastet e tilla si i Shalës janë të pa pranueshme dhe njëherit i ka ftuar fton organet përgjegjëse që  të marrin të gjitha masat adekuate  në trajtimin e kësaj çështje.

“Kërcënimet dhe sulmet e regjistruara kundër gjyqtarëve si ky i fundit, qëllojnë jo vetëm ata individualisht, ose institucionin gjyqësor që ata përfaqësojnë, por edhe thelbin e sistemit gjyqësor si një tërësi” thuhet në reagimin e KGJK-së.

“Kjo pasi që pa një mjedis të sigurt,  është vështirë të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të pa anshëm” thuhet në reagimin e KGJK-së, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.