“Kërcënimi” i Labit rezulton me sukses – Ministri i ri i Brendshëm është nga Ferizaj NULL NULL 15.10.2018 17:30 15.10.2018 17:30 Ekrem Mustafa është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës. Ai është emëruar pasi sot nga kjo pozitë është liruar, Bejtush Gashi, i cili mori drejtimin e ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë, njofton Klan Kosova. Se Mustafa është emëruar në pozitën e ministrit të Brendshëm, e ka konfirmuar deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili muaj më parë ka deklaruar se do të japë dorëheqje nëse në Qeverinë Haradinaj nuk do të emërohej një ministër nga Ferizaj. “Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos që Ferizaj të bëhet me ministër. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Ky është postimi i tij i plotë: “FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI✊? AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ! Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët. Më mirë vonë se kurrë! Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër. Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme. Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj. Urime të gjithëve✊???? Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë”. Ky është kërcënimi që Labinot Tahiri pati bërë muaj më parë se nëse nuk do të ketë një ministër në Qeverinë Haradinaj nga qyteti i Ferizajt – prej nga ai vjen, atëherë do të japë dorëheqje. Ky është postimi që Tahiri pati bërë, duke kërkuar emërimin e një ministri nga Ferizaj “Ministri ose Ambasador për Ferizaj. Përshëndetje të dashur qytetarë e ju votues të dashur! Uroj qe nuk ju kam zhgenjyer asnjehere, megjithëse ne politik, nuk kishte burreni, por do mundohem te jem i njejti njeri. Dua te u drejtohem qytetarëve të Ferizajt, vendit tim të lindjes, të cilët më dhanë kurajon dhe vullnetin qe të vazhdojë në këtë rrugë te rënde, por në interes të tyre dhe të Kosovës. Dua të ju njoftojë vllezër e motra, se unë kam nje marreveshje që Ferizaj, t’a ketë ose një ministër ose një ambasador, përshkak se është kontribuesi me i madh në shtetin tonë, dhe asnjeherë nuk pati një ministër apo ambasadorë. Definitivisht i lënë anash. Unë nga kjo kërkesë nuk do heqi dorë. Ju them sinqerisht se jam lodhur nga premtimet, por të miat i mbaj. Nē nje menyrë apo tjetër do të shperblehet ky qytet, në të kundërten, nuk kam më pse të vazhdojë…. të qëndroj kështu siq e kisha burrninē time me aktërët politik të kësaj Qeverie. Me respekt, Labinot Tahiri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024