20:02, 29 Gusht 2017

Karateisti elitar, Alvin Karaqi, të dielën ka lënduar gjurin e majtë në garën që u zhvillua në Eruzum të Turqisë.

Rezultati i rezonancës magnetike nxori në pah disa dëmtime të rënda në gju, ndërsa shërimi do ti kushtoj Karaqit rreth 6 mijë euro, para të cilat shpreson ti siguroj nga federata e karatesë, ministria apo komiteti olimpik.

 24 vjeçari nga lëndimi do ti humbë vetëm katër gara, ndërsa shpreson shumë që pas 6 muajsh do të mbledh pikë për olimpiadën e Tokios 2020-të, pasi aktualisht renditet i 9-të në botë për -84 kg.

Medalja e fundit që Alvin Karaqi ja solli Kosovës është e arta Evropiane e Universiteteve, e fituar në Portugali në muajin Korrik.

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.

 

Interesante