13:23, 14 Maj 2017

Janë ndarë çmimet e fituesve të gjysmëmaratonës “Prishtina 2017” që është mbajtur këtë të diel në kryeqytet.

Këtu në të dy disiplinat, burra dhe gra kanë dominuar garuesit nga Kenia, njofton Klan Kosova.

Është Bernad Muinde Mateka që ka hyrë i pari në cak për një orë, pesë minuta e 53 sekonda.

Pas tij ka hyrë Edwin Cheriot Nelly për një orë, gjashtë minuta e 18 sekonda, kurse i treti ka dalë Moses Komon me një orë, shtatë minuta e 31 sekonda.

Te femrat e para ka dalë Betty Chemeting që ka hyrë në cak për një orë e 16 minuta.

Interesante