Këngëtarja legjendare, Nexhmije Pagarusha i përgjigjet atyre që ia uruan ditëlindjen NULL NULL 07.05.2017 18:02 07.05.2017 18:02 Pas urimeve të shumta të cilat i ka marrë me rastin e ditëlindjes së saj (84 vjetorit), këngëtarja legjendare, Nexhmije Pagarusha ka vendosur t’i falënderojë të gjithë që e uruan përmes rrjetit social Facebook, njofton Klan Kosova. “Përshëndetje miqtë e mi të dashur.Sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”, shkruan në një postim në Facebook. Postimit i ka bashkangjitur edhe këngën e saj e cila konsiderohet si hiti i saj më i madh ndër vite “Baresha”. Në Kosovë, ajo është shpallur Këngëtarja e Shekullit, ndërsa presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në vitin 2012 e dekoroi me titullin Nderi i Kombit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë