Këngëtari shqiptar rrezikon të skualifikohet nga festivali i Sanremos NULL NULL 07.02.2018 19:04 07.02.2018 19:04 Në fund të natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos bëhet çështje kënga e prezantuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë). Sipas mediave italiane kjo këngë është prezantuar në edicionin e Sanremo Giovani të 2016-ës pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi. “Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e Sanremos të Metës dhe Moros është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo. Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në Sanremo Giovani 2016 që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron. https://www.youtube.com/watch?v=58fdkMUwwBo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 1 orë më parë