Këngët që e bënë Ushtrinë (VIDEO) NULL NULL 14.12.2018 21:02 14.12.2018 21:02 Formimin e ushtrisë Adelina Ismajli e kishte parashikuar edhe pa shpërthyer lufta dhe atë bashkë me liderin politik të shqiptarëve. Por, një ushtri lindi në ndërkohë nga disa djem e vajza që u organizuan nëpër oda pa e pasur një komandant. E pas këtyre këngëve që i shkruan dhe kënduan vetë çlirimtarëve iu bashkuan edhe dhjetëra, mijëra shqiptarë të tjerë gjithandej Kosovës së pushtuar, njofton Klan Kosova. Pas Adelina Ismajlit, këngë të shumta u kënduan për ta mbajtur gjallë moralin e shqiptarëve për liri e pavarësi. Madje, ato i përcollën edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtyre ushtarëve u thurnin lavde nëpër marshe e tubime. Arif Vladi, Leonora Jakupi, Manjolla Nallbani, Ledina Celo e Kastriot Tusha ishin ata që nga shteti shqiptar i këndonin UÇK-së. Por edhe pas luftës së vitit 1999 janë shumë këngë që u janë kushtuar luftëtarëve të lirisë. Ndërsa, një ushtri pasardhëse e UÇK-së tani ka melodinë e vetë, e cila të premten morri kompetenca të Ushtrisë së Kosovës. Kronikë nga Haris Ademi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024