11:13, 16 Maj 2018

Këngët e popullarizuara të ditëve të sotme kanë më shumë motive të “lumturisë” dhe kanë më shumë mundësi që të këndohen nga gratë, është bërë e ditur sipas një studimi lidhur me zhvillimin e muzikës në 30 vitet e fundit.

Mirëpo sipas studimit thuhet se ndonëse njerëzit qartas preferojnë ritme më të gëzueshme, secilën herë ka më pak muzikë të këtij lloji.

Studimi është bazuar në analizimin e 500,000 këngëve të realizuara në Britani në periudhën 1985-2015.

Për të gjeturat e këtij studimi janë analizuar “tingujt” e këngëve të popullarizuara dhe jo tekstet e tyre.

“Çdo vit realizohen këngë me motive trishtuese” është thënë në studimin e një ekipi të Universitetit California Irvine të botuar në një revistë shkencore.

Një studim paraprak që kishte mbuluar veprimtarinë muzikore të periudhës 1980-2007 kishte gjetur se tekstet muzikore vendosin në qendër veten, pasi është vërejtur përdorim i shtuar i frazave “unë” dhe më pak “ne”, duke përmendur edhe përdorimin e shpeshtë të shprehjeve “urrejtje” dhe “vrasje”.