21:30, 10 Janar 2018

Të kënduarit ndihmon gratë që ta tejkalojnë depresionin post-natal, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Nënat e reja që luftojnë me simptomat e lehta e deri në ato të rënda me këtë gjendje, rikuperohen më shpejtë nëse këndojnë në grup, ka gjetur ky studim.

Udhëheqësja e këtij hulumtimi, Dr. Rosie Perkins, nga Qendra për Shkenca të Performancës në Londër tha që depresioni postnatal është dobësues për nënat dhe familjet e tyre.

“Megjithatë, hulumtimi ynë nënkupton që për disa gra, diçka aq e qasshme si këndimi me beben e tyre, mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit në një nga momentet më të pasigurta të jetës së tyre”, vijoi Perkins.

Interesante