19:02, 10 Janar 2018

Këndimi ndihmon përshpejtimin e shërimit të nënave të cilat kanë hyrë në depresionin postnatal (pas lindjes), thuhet sipas hulumtimeve më të reja, transmeton Klan Kosova.

Hulumtuesit kanë treguar se simptomat e depresionit postnatal te nënat të cilat këndojnë këngë pranë foshnjave të tyre në aktivitete grupore zvogëlohen më shpejtë në krahasim me nënat tjera.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 134 nëna me depresion postnatal. Ato janë ndarë në 3 grupe, në nënat të cilat morën pjesë në aktivitete grupore të këndimit, në ato të cilat morën pjesë në aktivitetet e lojërave kreative, kurse grupi i tretë mori ndihma të zakonshme, si mbështetja familjare, ilaçet kundër depresionit ose terapia vetëdijësuese.

Nënat të cilat kënduan pranë foshnjave të tyre ninulla të mësuara nga e gjithë bota, ose krijuan këngë të reja për amësinë, treguan shërim shumë më të shpejtë se sa nënat në grupin e lojërave dhe në grupin e trajtimeve të tjera.

Në të 3 grupet u raportua shërim pas 10 javësh, por në gjashtë javët e para grupi i kënduesve kishte raportuar një rënie mesatare prej 35 për qind të simptomave depresive.

 

 

Interesante