Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kendall rrëfen për herë të parë të vërtetën

NULL NULL
10.01.2019 08:32

I shohim të trukuara e na duken perfekte, por edhe të famshmit kanë problemet dhe pasiguritë e tyre.

Kendall Jenner paska vuajtur shumë nga aknet dhe për të ka qenë një betejë e vështirë, aq më tepër kur shihte lëkurën që kishin motrat e saj.

E famshmja e ekipit Kardashian-Jenner tregoi se ka vuajtur nga ky problem i lëkurës për vite me radhë, çka krijoi tek ajo pasiguri të mëdha, shkruan borgo. “Më ka ndodhur që të ndihem aq keq përballë njerëzve sa të mbuloj fytyrën me duar kur flisja me ta”, ka thënë Kendall.

Modelja kishte dhe një mesazh për ndjekësit e saj: ajo i kërkoi të vlerësojnë ndihmën e njerëzve që i rrethojnë, sepse i ndihmon shumë për të fituar vetëbesimin. Por duhet ta themi gjithashtu që me mundësitë e familjes së saj, Kendall ka pasur patjetër edhe ndihmën e dermatologëve më të mirë!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.