Kendall Jenner pranon se ka hapur llogari fallso për të kontrolluar ish të dashurin NULL NULL 17.10.2018 18:35 17.10.2018 18:35 Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin janë bërë pjesë e lojës së ‘makinës së të vërtetës’. Në intervistën e tij, moderatori James Corden vendosi t’i përballë mikeshat për të pyetur njëra-tjetrën rreth jetës personale. Kështu Hailey pyeti Kendall nëse ajo ka hapur ndonjë llogari fallso për të kontrolluar ish-të dashurit. “Ti e di përgjigjen e kësaj. Po!”, tha modelja më e paguar në botë pasi e dinte se e vërteta do zbulohej. Në listën e ish-të dashurve të saj janë Harry Styles, ASAP Rocky, Jordan Clarkson dhe Blake Griffin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.