23:06, 14 Shtator 2018

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas lajmit të moslejimit të policëve për të marrë pjesë në falje gjatë orarit të punës.

Ai përmes një komunikate për media ka kërkuar që të mos u shkelet e drejta policëve dhe se sipas tij ka perënduar komunizmi.

Deklarata e drejtorit të policisë së Kosovës Rashit Qalaj kundër praktikimit të obligimeve fetare në xhami apo kisha nga policët e Kosovës, është deklatatë kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës, kundër ligjeve në fuqi dhe kundër drejtave të njeriut“.

Policët gëzojnë të drejtën ligjore dhe kushtetuese të shkojnë edhe në xhamia edhe në kisha“.

Drejtori Qalaj duhet ta dijë se edhe në SHBA edhe në BE, policët dhe ushtarët praktikojnë lirshëm obligimet e tyre fetare gjatë orarit të punës. Bile ata përveç që shkojnë në xhamia dhe kisha, ata kanë edhe faltoret nëpër kampe dhe stacione policore dhe ushtarake“.

Drejtori Qalaj duhet ta ketë parasysh që Kosova është vend demokratik dhe jo vend komunist“, ka shkruar mes tjerash Kelmendi në komunikatën drejtuar mediave.