Kelly Clarkson, pjesë e propozimit të një çifti NULL NULL 22.06.2017 12:00 22.06.2017 12:00 Kelly Clarkson shumë shpejt do të ndihmojë artistët e rinj që të realizojnë ëndërrat në spektaklin e talenteve “The Voice”. Por në ndërkohë, këngëtarja është duke ndihmuar çiftet që të fejohen. Clarkson për dy fansa ka pasur më shumë se autografe dhe fotografi. Ajo ka ndihmuar Alex Malerva që të surprizojë të dashurin e tij, Justin për propozimin për martesë, transmeton Klan Kosova. Pasi të tretë bën një fotografi bashkë, Malerba është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar partnerit të tij, që padyshim se ka pranuar të martohet me të. “Jam shumë e lumtur që isha pjesë e këtij momenti kaq të bukur. Urime”, ka thënë këngëtarja derisa ka përqafuar të dy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.