Keegan me koleksion të ri të modës NULL NULL 30.06.2015 20:00 30.06.2015 20:00 Aktorja, Michelle Keegan u martua kohëve të fundit dhe pati edhe një muaj mjalti për të cilin u fol shumë nëpër mediat rozë. Dhe si duket pas pushimit, Keegan iu rikthye punës. Aktorja dhe dizajnuesja e modës ka treguar se është duke punuar në koleksionin e saj më të ri vjeshtë/dimër të titulluar “Lipsy”, transmeton Klan Kosova. Ajo ka postuar edhe disa fotografi të këtij koleksioni duke treguar disa nga krijimet e saj të cilat do të jenë për shitje që nga dita e enjte. Dhe ndonëse po rriten temperaturat, Keegan ka krijuar veshje për sezonin e ftohtë me pallto dhe xhupa të trashë. \\ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.