KB Peja e quan skandaloz vendimin për përjashtim nga garat NULL NULL 17.08.2018 20:32 17.08.2018 20:32 Klubi basketbollistik, Peja ka quajtur skandaloz vendimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës për përjashtimin e këtij klubi nga garat. KB Peja përmes një deklarate ka akuzuar FBK-në se nuk e ka ndihmuar fare për kapërcimin e gjendjes financiare. “Klubi i Basketbollit Peja reagon ndaj vendimit për përjashtimin nga garat e FBK-së ku ishte një vendim skandaloz. Misioni i federatave është masovizimi i sportit, kurse i FBK-së është shkatërrimi i sportit duke shuar klube për interesa personale dhe duke mos jap asnjë ndihme në kalimin e situatës në të cilën gjendet klubet jo vetëm KB PEJA por edhe shumë klube tjera në Kosovë”, thuhet në deklaratën e klubit pejan. Ata gjithashtu bënë të ditur se lajmin për përjashtim nga garat e kishe marrë vesh nga mediat. “Ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga FBK në lidhje me vendimin që e ka marr FBK, ne jemi njoftuar nga mediat për vendimin e FBK ku edhe shihet se sa jo serioze tregohet FBK dhe mundohet në mënyrë arbitrare të na largojë nga garat duke na pamundësuar edhe të drejtën që e kemi ta kundërshtuar vendimin e FBK”, thotë klubi me traditë në basketbollin kosovar. Më tutje ata njoftuan se janë duke marrë hapat e nevojshëm në organet kompetente për të kërkuar sipas tyre drejtësi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.