Katy Perry kritikon fustanin e Meghan Markle NULL NULL 22.05.2018 13:05 22.05.2018 13:05 Katy Perry ka kritikuar fustanin e martesës së Meghan Marke. Në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’, ajo tha se Dukesha e Sussex kishte nevojë për një “përshtatje” më të mirë. Këngëtarja e njohur sugjeroi se ajo dështoi me pamjen martesore, ndryshe nga dukesha e Kembrixhit, Kate që u martua me Princ Ëilliam në 2011. Fustani i Meghan Markle u projektua nga Givenchy, ndërsa i Dukeshës Kate nga Alexander McQueen. “Kate fitoi”, tha këngëtarja. Pavarësisht kritikave, Katy Perry tha se ishte e lumtur për ciftin dhe i uron gjithë të mirat. Ajo shtoi se e mbështet shumë Meghan për humanitetin dhe punën sociale që ka bërë kohët e fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.