Katie Holmes dhe Jamie Foxx s’ndahen nga njëri-tjetri NULL NULL 19.09.2018 08:22 19.09.2018 08:22 Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë parë bashkë në publik. Aktorja 39-vjeçare dhe aktori 50-vjeçar u panë teksa ndaluan afër një palestre të hënën në Atlanta, transmeton Klan Kosova. Katie udhëtoi drejt Gjeorgjisë për të qenë sa më afër të dashurit pasi ai është duke punur mbi filmin e ri ‘Just Mercy’. Ajo është fotografuar në momentin e arritjes duke dalë nga një avion privat. Çifti është në lidhje tash e disa vjet por e ka mbajtur marrëdhënien jashtëzakonisht private. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.