Katër aktivistëve të VV-së i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak NULL NULL 28.06.2017 14:36 28.06.2017 14:36 Katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi të akuzuar për terrorizëm i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak deri më 28 gusht Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosje me anë të një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook. “Vendimi i gjykatës është kopje e atij të dy muajve më herët. Kjo kopje tregon për dëshirën për t’i mbajtur aktivistët brenda dhe jo për të vendosur drejtësi. Në vendimin e kaluar shkruante se ata mbahen për shkak se në agjendë politike është çështja e demarakacionit dhe se lirimi i tyre mund ta paraqiste rrezik. Njëjtë, edhe në vendimin e sotëm, shkruan ashtu, pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe se kjo çështje nuk është më në agjendë”. “Heqja e lirisë për katër aktivistë të rinj, krejt të pafajshëm se për çka akuzohen, tregon për një shtet me drejtësi të shpërfytyruar. Ata po mbahen pa fakte. I vetmi fakt në lidhje me mbajtjen e tyre është dëshira e pushtetit nga qeveria e kaluar”. “Lirimi sa më parë i tyre është shenjë për çlirim të drejtësisë. Deri atëherë, ata janë prova e një shoqërie që funksionin me diktat”, thuhet në një njoftim, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days