Lajmet – Klan Kosova
 

Lajmet

Një homoseksual kryeministër i Irlandës
Leo Varadkar është shpallur udhëheqës i partisë në koalicionin qeverisës, Fine Gael, në Republikën e Irlandës. Varadkar mundi rivalin e tij Ministrin e Strehimit, Simon Coveney duke marrë 60% të votave, raporton BBC News, përcjell Klan Kosova. Ai do të jetë kryeministri i parë homoseksual i Irlandës, ndërsa që pritet të marrë detyrën nga ish udhëheqësja tashmë e Fine Gael, Enda Kenny, në javët që pasojnë. Ai do të jetë poashtu kryeministri më i ri që Irlanda ka pasur ndonjëherë. Duke dhënë fjalimin e fitores Vardakar tha se ai ishte "i nderuar" ta pranojë "sfidën e madhe" që shtrihet para tij. "Nëse zgjedhja ime tregon diçka, është se paragjykimet nuk kanë vend në këtë Republikë," tha ai. Lidershipi u vendos në një sistem të kolegjit zgjedhor që i dha 65 % të votave partisë Fine Gael- përbërë nga 73 senatorë dhe deputetë. Leo Varadkar and Simon Coveney

    Shpërndaje

Lajme të sponsorizuara

Lajmet kryesore