Kate Upton, sexy mama! NULL NULL 17.07.2018 11:00 17.07.2018 11:00 Kate Upton po e shijon shtatzëninë! Modelja 26 vjeçare e cila po e pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin 35 vjeçar Justin Verlander duket se është shumë e entuziazmuar për këtë moment në jetën e saj. “Ajo po ndjehet mrekullueshëm”, ka thënë një burim i afërt me Upton për revistën People. Upton e ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël në një postim në Instagram ku e veshur me kostum të kuq dhe bluzë të bardhë shfaq barkun e fryrë. “Shtatzënë në Miami”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova. View this post on Instagram #PregnantinMiami @justinverlander 🌞❤️ A post shared by Kate Upton (@kateupton) on Jul 14, 2018 at 6:19am PDT Në ndërkohë, bashkëshorti i Upton në një koment në këtë fotografi ka shprehur gëzimin dhe entuziazmin e tij për këtë moment. “Do të jesh nëna më e mrekullueshme në botë. Mezi po pres ta nisë këtë rrugëtim të ri me ty. Ti je gruaja më e dashur, e ndjeshme dhe e fortë që e njoh. Jam shumë krenar që foshnja ynë do të rritet në këtë botë nga një grua sikur ti. Të dua shumë”, ka shkruar Verlander, transmeton Klan Kosova. Upton dhe Verlander u martuan vitin e kaluar më 4 nëntor në një ceremoni shumë luksoze në Itali. Në këtë ceremoni, modelja e Sports Illustrated Swimsuit, kishte zgjedhur një vello klasike me ngjyrë të bardhë dhe krahë të gjatë të markës së njohur Valentino. Ndonëse në pjesën e festës, modelja e njohur kishte zgjedhur një veshje më seksi, një vello më të shkurtër që zbulonte format e saj trupore për çdo lakmi. Qysh nga kurorëzimi i dashurisë së tyre, çifti që kanë nisur lidhjen e tyre në fillim të vitit 2014 kanë qenë shumë të lumtur. “Jeta si të martuar ka qenë e mrekullueshme. Jam martuar me shoqen time të ngushtë dhe ne bëjmë çdo gjë që të kalojmë së më shumë kohë që është e mundur bashkë”. “Sinqerisht, nuk mund të isha më i lumtur”, kishte thënë Verlander për revistën People në muajin mars. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.