Kate Middleton merr kritika pasi nuk veshi fustan të zi në BAFTA (FOTO) NULL NULL 19.02.2018 18:32 19.02.2018 18:32 Kate Middleton është kritikuar ashpër pas vendimit të saj për të shkelur kodin e veshjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA, transmeton Klan Kosova. Pjesëmarrëset në këtë mbrëmje kishin vendosur të visheshin me të zeza për të mbështetur fushatat kundër abuzimit seksual në Hollywood, ” Time’s Up” dhe “MeToo”. Mirëpo, dukesha e Cambridge, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, nuk i është përmbajtur këtij rregulli. Kjo për faktin se si anëtare e familjes mbretërore, nga Middleton kërkohet që të mos mbajë qëndrime politike në lidhje me çështjet e caktuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.