Kasami dhe Rama diskutojnë për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni NULL NULL 16.01.2019 20:09 16.01.2019 20:09 Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim miqësor u diskutua për situatën aktuale politike dhe për rolin e shtetit shqiptar duke kontribuar për paqjen dhe stabilitetin në rajon, njofton Klan Kosova. Temë diskutimi ishin edhe ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe proceset e rëndësishme që e presin vendin, në procesin e anëtarsimit në NATO dhe BE. Kasami informoi për kontributin dhe të ariturat e Lëvizjes Besa si parti opozitare gjatë këtij procesi. Në takim u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit të faktorit shqiptar për interesa shtetërore duke lënë anësh interesat politike partiake. Rama dhe Kasami u dakorduan që takime të ngjajshme të realizojnë edhe në të ardhmen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 34 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë