20:04, 20 Prill 2017

Kartela për pagesë e cila përmban sensorë për njohjen e shenjave të gishtërinjve është prezantuar nga Mastercard, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Paraqitja e këtyre vjen pas dy testimeve të suksesshme në Afrikën e Jugut.

Kjo teknologji funksionon në të njëjtën mënyrë si pagesat përmes telefonit.

Përdoruesit duhet të kenë shenjën e gishtërinjve mbi sensorin kur e bëjnë pagesën.

Ekspertët e sigurisë kanë thënë që përdorimi i shenjave të gishtërinjve mund të mos jetë i pagabueshëm dhe se është një përdorim i ndjeshëm i teknologjisë biometrike.

Interesante