Karlie Kloss e interesuar për shkencat kompjuterike NULL NULL 04.09.2015 18:00 04.09.2015 18:00 Ish modeles së Victoria’s Secret, Karlie Kloss, do t’i duhet të lodhet duke lexuar libra, aq sa lodhet edhe në palestër, nëse dëshiron që bëhet pjesë e NYU, klubit më të madh kompjuterik. Karlie po tregon interesim të madh këto ditë në New York për shkenca kompjuterike. Zëvendës kryesuesi i ACM, Nicholas Jackson, i ka thënë TMZ-së se organizata është e hapur për të gjithë studentët, por ata janë të fokusuar për akademikët dhe për njerëzit që kanë interes serioz për shkencat kompjuterike, transmeton Klan Kosova. Nicholaus është i bindur që Karlie nuk do të ketë trajtim të veçantë, por gjithashtu ka pranuar edhe se prezenca e një supermodeleje do të ndihmonte që më shumë femra të interesohen për shkencat kompjuterike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.