10:30, 17 Prill 2018

Pirja e tre filxhanëve kafe në ditë, nuk dëmton zemrën tuaj madje një mënyrë e tillë e konsumimit të saj mund të zvogëlojë rreziqet që zhvillojnë ritmin jonormal të zemrës.

Kështu thotë një hulumtim i ri, realizuar nga Kolegji amerikan i Kardiologjisë, ndërsa theksohet se hidhen poshtë të gjitha raportimet se konsumimi i kafeinës keqëson shëndetin e zemrës, njofton Klan Kosova.

Më tej në studim potencohet se me vetëm tre kafe në ditë, njeriu ulë rreziqet palpitimit me 13 për qind duke bërë kështu zvogëlimin e rrezikut të ndonjë sulmi në zemër apo goditjes në tru.

Studimi i ri është prova e fundit që konfirmon se deri në gjashtë filxhanë në ditë kafe, janë të sigurta dhe përfitimet shëndetësore i tejkalojnë rreziqet e saj.

 

Interesante