13:59, 17 Prill 2018

Policia Shqiptare ka dhënë informacion për operacionin e përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e traãkimit të narkotikëve në vendet e BE dhe pastrimit të parave.

Kështu, në një njoftim për mediat thuhet se “operacioni i koduar “Affari di Famiglia”, u organizua dhe analizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti
me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës”.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.

Në Shqipëri u arrestuan Edmir Hatija, 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, të dy banues në Fier. Ndërkohë në Itali u arrestuan 5 anëtarë të tjerë të bandës, 3 italianë dhe 2 shqiptarë, raporton TV Klan, transmeton Klan Kosova.

“Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës. Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve”, sqaron më tej policia.

Interesante