Kapet i dyshuari për sulmin në xhaminë e Londrës NULL NULL 19.06.2017 12:40 19.06.2017 12:40 Një 48 vjeçar u kap nga kalimtarët e rastit në skenën e krimit dhe u arrestua nga policia në lidhje me sulmin në xhaminë e Finsbury Park të Londrës, shkruan The Telegraph. Policia tha që asnjë i dyshuar në vendin e ngjarjes nuk është identifikuar apo raportuar në polici. Vozitësi i furgonit – i përshkruar nga dëshmitarët si një burrë i madh i bardhë – u kap nga të pranishmit pas incidentit në Finsbury Park që po trajtohet si sulm terrorist. Furgoni i përdorur në sulm, duket të jetë nga një kompani huazimesh e quajtur Pontyclun në Pontypridd të South Wales. Kompania Pontyclun refuzoi që të japë deklaratë me arsyetimin se nuk dinë asgjë për momentin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 4 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit 6 minuta më parë