Kapet gomonia me 700 kg marihuanë, trafikantët largohen NULL NULL 10.01.2017 23:36 10.01.2017 23:36 Acari nuk ndal trafikun e drogës drejt Italisë. Përkundrazi e ka shtuar atë pasi trafikantët po përfitojnë nga moti i ligë për të kaluar Adriatikun pa u kapur nga autoritetet. Gazeta “La Repubblica” shkruan se natën mes të hënës dhe të martës u gjet në brigjet e Leçes pranë San Foca një gomone e mbushur me marihuanë. Gomonia kishte mbërritur në breg dhe po shkarkohej kur është parë nga disa kalimtarë që lajmëruan policinë. Sapo mbërritën në vendin e ngjarjes karabinierët gjetën thasë të mëdhenj të hedhur në breg, shkruan Lapsi.al. Një pjesë e tyre ishte fshehur në disa shkurre ndërsa pjesa tjetër gjendej në gomonen e braktisur pak metra më tej. Në total flitet për 700 kilogram marihuanë me një vlerë 4 milion euro. Është e vështirë të flitet për momentin nëse pazari është prishur gjatë shkëmbimit apo droga po depozitohej në bregdetin italian. Pak ditë më parë në Leçe u kap një tjetër gomone me 510 kg marijuanë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29/03/2024