Kapello: Real Madrid duhet të nënshkruajë me Icardin (VIDEO) NULL NULL 15.10.2018 19:44 15.10.2018 19:44 Ish–menaxheri i Real Madridit beson se argjentinasi do të ishte zgjidhja ideale për problemet e shënimit të golave me të cilën po përballet ekipi spanjoll, transmeton Klan Kosova. Ish-selektori i Anglisë u shpreh se madrilenët duhet të nënshkruajnë menjëherë me sulmuesin e Interit. “Ai është një specialist në fushën e ndëshkimit, ashtu si ishte Cristiano Ronaldo dhe nëse vendosni tre topa në fushë ai godet të tre”, tha Kapello. Ekipi mbretëror si duket pas largimit të portugezit Cristiano Ronaldo në drejtim të Juventusit, është duke kërkuar që gjatë afatit kalimtar të janarit të gjej një zëvendësues për këtë pozitë. Në këtë sezon në La Liga skuadra e Julen Lopeteguit, nuk pasur start të mirë me jo shumë raste të mira shënimi. Teksa në anën tjetër Mauro Icardi i cili në Inter regjistron 190 paraqitje dhe ka arritur të shënojë 112 gola. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë