21:01, 11 Tetor 2018

Kodi i telefonit të Kanye West nuk është më privat.

Reperi  41-vjeçar vizitoi sot Shtëpinë e Bardhë ku edhe u takua me presidentin amerikan Donald Trump, transmeton Klan Kosova.

Gjatë takimit, Kanye vendosi t’ia tregonte Presidentit një foto të një avioni me hidrogjen.

Në praninë e shumë gazetarëve, Kanye nxori telefonin e tij dhe shkroi kodin i cili edhe u kap nga kamerat.

Duket sikur kodi ishte ‘00000’.

Videoja po qarkullon në internet.