15:42, 10 Gusht 2018

Kanye Weste ka pasur të vështirë t’i përgjigjet komedianit Jimmy Kimmel, në kuizin me pyetjet në lidhje me presidentin Donald Trump.

Artisti duket se mbeti pa fjalë kur Kimmel e pyeti pse mendon që Trump brengoset për afro-amerikanët apo për njerëzit në përgjithësi.

Heshtja e tij bëri që Kimmel të shkojë me një pauzë për reklama gjatë show-it.

West, gjithashtu ka folur edhe për dizajnimin e rrobave, familjes si dhe problemet mendore, në paraqitjen e parë tek Kimmel që nga 2013-ta.