Kanye West del nga spitali, por nuk jeton me Kim Kardashian NULL NULL 04.12.2016 22:00 04.12.2016 22:00 Reperi Kanye West është liruar nga spitali, por jo edhe në shtëpi pranë bashkëshortes së tij, Kim Kardashian. Disa ditë, pasi reperi i njohur nuk është më në hospitalizim, West dhe Kardashian janë duke jetuar në shtëpi të ndryshme. “Kanye nuk është në shtëpi me Kim dhe fëmijët. Ai është duke marrë një trajtim pas hospitalizimit ku pranë tij po qëndron një ekip mjekësor. Kim është akoma e shqetësuar por e mbështet fuqishëm bashkëshortin e saj”, ka thënë një burim për revistën People, transmeton Klan Kosova. Disa burime të tjera pranë reperit kanë thënë se përkeqësimi I gjendjes shëndetesorë të Kanye West ka ardhur si pasojë e marrjes së dozës së madhe të medikamenteve, ose marrjes së medikamenteve në mënyrë të gabuar. Këto burime kanë thënë se West ka pësuar një tronditje pas vjedhjes së armatosur që i ka ndodhur bashkëshortes së tij në Paris. Reperi ka qëndruar në spital për tetë ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.