23:00, 13 Janar 2018

Paris Saint-Germain e ka bërë mesfushorin e Chelsea-s, N’Golo Kante-në, prioritet në listën e transfereve, raporton Le 10 Sport.

Liderët e kampionatit francez janë të etur që ta gjejnë zëvendësimin afat-gjatë të Thiago Motta-s, i cili duket të jetë pranë largimit.

Për më tepër, Kante konsiderohet kandidat ideal për atë rol.