Sulmuesi anglez është i vendosur të mos largohet nga skuadra edhe për një edicion, pasi do që t’i prijë asaj në fushën e stadiumit të ri

11:10, 22 Mars 2018

Harry Kane ka thënë se do të qëndrojë tek Tottenham edhe për një edicion, ndërsa Toby Alderweireld dhe Danny Rose pritet të gjejnë skuadër tjetër gjatë verës.

Real Madrid ka kohë që është i lidhur me transferimin e sulmuesit anglez, por ai ka thënë se nuk do të largohet nga skuadra pa e udhëhequr atë në fushën e stadiumit të ri.

Ndërsa, Alderweireld dhe Rose pritet të kalojnë tek Manchester United, gjë për të cilën ka nisur tashmë përgatitjet tekniku Mauricio Pochettino.

 

 

Interesante