Kandiq: Gjyqtarët për krimet e luftës nuk merren më me to NULL NULL 21.10.2016 08:39 21.10.2016 08:39 Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq, ka folur për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga gjyqësori serb. Ajo në emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se ky gjyqësor ka filluar në vitin 2002 ndërsa theksoi se fillimi i themelimit të tij ka qenë shumë i mirë. “Gjyqësori serb ka filluar në vitin 2002 gjykimin për krime lufte. Atëherë ka qenë vetëm fillimi dhe ka qenë një fillim shumë i mirë”, tha Kandiq. Ajo përmendi edhe se gjykimi i parë ka qenë vrasja e 14 grave dhe fëmijëve nga Podujeva, proces që filloi në Prokuple. Ndërsa më tutje tregoi se gjyqtarët të cilët u morën me këto krime nuk merren më me to pasi që janë ngritur në pozita në gjykata të shkallës së lartë duke i larguar nga rastet e krimeve. “Të gjithë ata gjyqtarë të cilët dikur para disa viteve kanë qenë në rastet e krimeve të luftës të cilët kanë fituar përvojë të madhe ata të gjithë janë transferuar në pozicionet e tyre janë transferuar në gjykata të shkallës më të lartë por në të vërtetë janë larguar nga rastet e krimeve të luftës. Ata më nuk merren me rastet e krimeve të luftës”, tha Kandiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 39 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë