Kandidatja e PDK-së premton rindërtimin e 300 shtëpive në veri NULL NULL 13.10.2017 10:43 13.10.2017 10:43 Me fitoren e PDK-së në Mitrovicë, do të rinisë procesi i rindërtimit të shtëpive në veri të Mitrovicës për banorët e dëbuar nga atje. Kështu premtoi kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, në takim me banorët e Suhodollit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ajo tha se do të tejkalohen barrierat e krijuara dhe në bashkëpunim me strukturat legale në veri të vazhdoj procesi i rindërtimit që ishte ndërprerë në mandatin e fundit qeverisës në Mitrovicë. “Ju jeni dëshmitarët më të mirë që mund ta bëni dallimin ndërmjet atyre që flasin dhe atyre që punojnë”, tha ajo. Sipas saj, në programin për qeverisje në mandatin 2017-2021 planifikohet të gjenden fonde për rindërtimin e 300 shtëpive në lagjet e veriut, në mënyrë që banorët të mund të kthehen në shtëpitë e veta. “Nëse ka vendosmëri dhe bashkëpunim, patjetër se procesi i rindërtimit do të mund të rifilloj dhe të zhvillohet ashtu siç ka qenë dikur duke bërë të mundshme kthimin e jetës për shumë lagje të veriut”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë