Kanadaja po dëbon azilkërkuesit e Koresë së Veriut NULL NULL 18.02.2018 22:04 18.02.2018 22:04 Pavarësisht reputacionit të saj si një strehë për refugjatët, Kanadaja ka dëbuar azilkërkuesit e Koresë së Veriut, të cilët arritën në atë vend përmes Koresë së Jugut. Rreth 2,000 prej tyre janë përjashtuar nga vendi që nga viti 2013, sepse qeveria thotë se gënjeu për format e tyre të kërkesës për azil, njofton Klan Kosova. Një turmë tjetër prej 150 koreanësh janë nën kërcënimin e menjëhershëm të dëbimit. Njëmbëdhjetë vjet më parë, Taegun Kim erdhi në Kanada me gruan, vajzën dhe djalin e tij. Tani ata kanë dy fëmijë, dy qytetarë kanadezë. Dëbimi do të ishte katastrofik për familjen pohojnë ata për Al Jazeera, njofton Klan Kosova. Refugjatët thonë se Koreja e Jugut nuk është aspak e sigurt për ta, pasi spiunët e Koresë së Veriut mund t’i gjejnë ata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 5 minuta më parë
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 19 minuta më parë