Kanada: Qeni kandidat për kryetar komune (VIDEO) NULL NULL 17.09.2017 17:51 17.09.2017 17:51 Bota është e mbushur përplot surpriza! E një e tillë gjendet në Kanada, pasi banorët e Sent Xhon në Njufaundlend, kanë vendosur që në zgjedhjet lokale për kryetar komune të kandidojë një qen pesëvjeçar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Qeni i quajtur Fin, është kandidat shumë i popullarizuar ndërkaq pronari i tij, Gled Redmond është ushtrues profesional, i cili e ndihmon në lidhje me dukjen e tij në fushatën parazgjedhore. Banorët e këtij qyteti kanadez, tanimë e njohin Finin dhe thonë se do të ishte një kryetar komune i shkëlqyer, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=QWUo6F1BSbA Ky qen australian, dha premtime gjatë fushatës për të inkurajuar banorët për planet e tij për të ndihmuar biznesin, për të përmirësuar taksat dhe për të shprehur angazhimin e tij ndaj projekteve të punëve publike, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.