Los Blancos e kanë nisur plot siguri këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi kanë marrë tre pikë nga përballja e parë ndaj qipriotëve të APOEL

22:38, 13 Shtator 2017

Real Madrid e ka mposhtur me rezultat 3:0 skuadrën qipriote APOEL Nicosia, në ndeshjen e xhiros së parë në grupe të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i garës kaloi në epërsi përmes golit të Cristiano Ronaldo, që shënoi edhe golin e dytë për Los Blancos në këtë përballje.

Të tretin gol për gjigantin spanjoll e shënoi Sergio Ramos, që me një goditje me gërshërë arriti të tundë rrjetën e portierit kundërshtar.

Interesante