18:16, 13 Janar 2018

Chelsea ka barazuar pa gola me Leicester-in në javën e 23-të të Premier Ligës.

Pavarësisht iniciativës, londienzët nuk arritën ta tundin rrjetën, ndërsa Benjamin Chilwell te mysafirët për pesë minuta u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, në minutat 63’ dhe 68’.

Ky barazim lë Chelsea-n në pozitën e tretë me 47 pikë, 15 më pak se Manchester City që mban pozitën e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.