9:40, 16 Prill 2017

Kampionët në fuqi, Cleveland Cavaliers, kanë shënuar fituar ndaj Indiana Pacers me rezultat të ngushtë 109:108, në kuadër të ndeshjes së parë të playoff-it.

Ndonëse Cavs ishin në epërsi pothuajse gjatë tërë ndeshjes, ata në fund e rrezikuan fitoren nga mysafirët e Indianës, njofton Klan Kosova.

Por megjithatë 32 pikët dhe 13 asistet e LeBron James dolën të jenë më të frytshme se 29 pikët e Paul George.

Me këtë fitore, Cavs udhëheq 1:0 në serinë ndaj Indianës.

Interesante