Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampanja e Clinton sulmohet nga hakerët rusë

NULL NULL
30.07.2016 09:21

Kampanja presidenciale e Hillary Clinton është hakuar bashkë me shumicën e institucioneve kryesore të Partisë Demokratike shkruajnë mediat amerikane, njofton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Vjedhjet e fundit kompjuterike përfshinë edhe të dhëna nga Konventa Nacionale Demokratike.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara besojnë fuqishëm se sulmi kibernetikë është kryer nga agjent të angazhuar nga Qeveria e Rusisë.

Disa besojnë edhe se Rusia është duke u munduar të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Por, Qeveria e Rusisë i ka mohuar akuzat dhe i ka dënuar madje këto konkludime të amerikanëve si retorik anti-ruse.

Sipas sekretares për media në kampanjën e Clinton sulmi është bërë në programin e shpërndarjes, porse informacione të brendshme të kampanjës kanë shpëtuar dhe nuk janë prekur nga hakerët.

Më këtë rast tani po merret FBI-ja, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.