Kamionë me ndihma në katër qytete të rrethuara në Siri NULL NULL 26.09.2016 13:47 26.09.2016 13:47 Për të parën herë në gati 6 muaj, kamionë me ndihma kanë hyrë në 4 qytete të rrethuara të Sirisë, ka thënë Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, transmeton Klan Kosova. Kamionët mbërritën në Madaya dhe Zabdani, pranë Damaskut, e në Foua dhe Kefraya të provincës së Idlibit, në veriperëndim të vendit. Madaya ka rreth 40 mijë banorë dhe mbahet nën darën e forcave qeveritare që prej muajit prill. Vetëm 1.000 vetë kanë mbetur në Zabadani, ndërsa në Kefrayan e al-Fouan e kontrolluar nga rebelët që prej vitit të kaluar ka ende 20.000 persona. OKB-ja e pezulloi për 48 orë shpërndarjen e ndihmave në Siri, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një karvani të saj, ku humbën jetën 20 civilë. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të pozicionuara në kahe të ndryshme të luftës civile afro 6-vjeçare të vendit, ia hodhën fajin njëra-tjetrës për incidentin. Ngjarja ndodhi me të përfunduar armëpushimi i ndërmjetësuar nga dy fuqitë botërore. Qeveria e Assadit nuk priti shumë që të riniste pas kësaj valën e bombardimeve në Aleppo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 35 sekonda më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 11 minuta më parë